Ardian Nuhiu pritet të vazhdojë punën e tij edhe për edicionin e ri 2019/20, por me objektiv të tjera.
Tekniku shkupjan zbulon se ndodhet afër marrëveshjes për të vazhduar qëndrimin e tij te ‘bardhekaltërit’ edhe për edicionin vijues, teksa flet edhe për futbollistët që do mbesin në skuadër dhe ardhjet e reja, shkruan Gazetasheshi.com.
“Kemi mbetur ti finalizojmë vetëm edhe disa gjëra për të vazhduar qëndrimin tim edhe në edicionin tjetër. Kam kërkuar nga drejtuesit e klubit të mbajnë pjesën më të madhe të ekipit, mos të them të gjithë dhe të përforcohemi në disa pozita ku kemi qaluar”, deklaroi Nuhiu.
Ai mori drejtimin e klubit pas largimit të Shpëtim Duros në fillimin e edicionit pranveror, teksa me udhëhoqi skuadrën në 14 ndeshje, duke regjistruar tetë fitore, katër barazimd edhe dy humbje.
Drita edicionin 2018/19 do ta përfundojë në pozitën e katërt.