Arsenal po shqyrton mundësinë e hapjes së bisedimeve me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, për t’ia besuar udhëheqjen e skuadrës pas shkarkimit të Unai Emery.
‘Gunners’ sot (e premte) kanë shkarkuar nga pozita e trajnerit Unai Emery, pas rezultateve të dobëta.
Freddie Ljungberg është emëruar trajner i përkohshëm te Arsenal, deri në emërimin e një pasuesi të Emery.
Sipas ‘The Telegraph’, Arsenal po konsideron mundësinë e afrimit të Carlo Ancelottit, përcjell lajmi.net.
Ancelotti nuk po kalon momente të mira te Napoli, ku ka pasur edhe konfrontime me presidenti De Laurentis.