Vedat Muriqi ka gëzuar të gjithë te Fenerbahce ku të enjten i është bashkuar grupit në stërvitje dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.
Sulmuesi nga Kosova pritej që të mbetej jashtë fushave për rreth pesë javë pas një lëndimi në zogun e këmbës, por ai është rikthyer në kohë rekord.
Prizrenasi është mirë dhe tani është grumbulluar për ndeshjen e fundjavës që Fenerbahce e luan në udhëtim te Gotzepe.
Mediat në Turqi i kanë bë jehonë rikthimit në kohë rekord të Muriqit, duke e cilësuar atë si një luftëtar të madh.
Gjiganti nga Stambolli përveç Muriqit për këtë takim ka grumbulluar edhe sulmuesin gjerman Max Kruse.
Mungesa e dy yjeve kryesorë të sulmit bëri që Fenerbahce në ndeshjen e kaluar të mos arrijë të shënojë gol në udhëtim te Malatyaspor në takimin që përfundoi pa gola 0-0.
Tani me dy lojtarët e rrezikshëm të fazës ofensive, gjiganti nga Stambolli synon tri pikët në udhëtim te Gotzepe.