Fjalë Kyçe

Mustafa: Përgjegjësia për krijimin e qeverisë i takon VV-së

Mustafa: Përgjegjësia për krijimin e qeverisë i takon VV-së

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk po kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje që të lëshoj pe, për arritjen e një marrëveshje.

Megjithatë ai thotë se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon Vetëvendosjes.

“Të them sinqerisht, nuk shoh asnjë arsye që të bindim njërën palë të shoj pe. Duhet të jemi koshient për përgjegjësinë që kemi para qytetarëve. Ne jemi parti që kemi 28 deputetë dhe VV me 29. Ne po e pranojmë që ata ta kenë të drejtën për nominimin e kandidatit për kryeministër. Ne spo dalim me e matë në peshore sa peshon pozita e kryeministrit, e sa janë agjencione te lidhura me kryeministrin”, ka thënë Mustafa.

“S’jemi duke kërkuar që njëra palë të lëshoj pe. Por jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia kryhesore për themelimin e institucioneve i takon partisë së parë. Ata duhet të gjejnë rrugë, që të kemi një qeveri”, ka potencuar ndër të tjera ai.