Fjalë Kyçe

Ironizon Adriatik Kelmendi për zvarritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së: Gjithë Hashimi fajet

Ironizon Adriatik Kelmendi për zvarritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së: Gjithë Hashimi fajet

Gazetari, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar lidhur me zvarritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së.

Ai ka shkruar se po të ishte caktuar data e seancës konstituive për nesër, këto dy parti do të kishin arritur që të bënin marrëveshjen.

Ai me ironi shkruan se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka fajet duke e caktuar datën e seancës për 26 dhjetor, por po ta kishte caktuar më afër shumë shpejtë, kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa do ta kishin arritur marrëveshjen.

“Gjithë Hashimi fajet, ku e caktoi datën 26 dhjetor. Të kishte thënë nesër, po shpejtë ishin marrë vesh Albini e Isai. ”, shkruan ai në Facebook.