Fjalë Kyçe

Gjendje e jashtëzakonshme në shumë qytete të Bosnjës, shiu s’ka të ndalur

Gjendje e jashtëzakonshme në shumë qytete të Bosnjës, shiu s’ka të ndalur

Në shumë qytete në Bosnje dhe Hercegovinë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve dhe shiut që po vazhdon të bie.

Në Banoviq, u shpall gjendje e fatkeqësisë natyrore si rezultat i përmbytjeve, ndërsa gjendja emergjente e mbrojtjes nga përmbytjet u shpall dje në Tesliq dhe Prijedor.

Niveli i ujit të Unës dhe Savës mbetet nën nivelin e masave të rregullta të mbrojtjes nga përmbytjet, është konfirmuar nga mbrojtja civile, transmeton Klan Kosova.

Niveli i ujit të Bosnjës në Modricë këtë mëngjes ishte 200 centimetra dhe është 100 centimetra më i ulët se mbrojtja e rregullt nga përmbytjet.

Në Bihaq, u matën shirat prej 53 litra për metër katrorë gjatë 24 orëve të fundit, të cilat arritën në total 137 litra për metër katror, nga e diela e 12 majit.

Në pjesën e përmbytur të lumit Vrbanje, në zonën e Banja Lukës dhe Celelinës, 50 shtëpi u përmbytën dhe 15 vetë u evakuuan.

Gjendja e jashtëzakonshme në gjashtë komunitete lokale mbetet në fuqi në Banja Llukë.

Një situatë emergjente u shpall në tërë rrjedhën e lumit Vrbas përmes komunës së Laktasit.

Situata e vështirë është edhe në Sanski Most.