Fjalë Kyçe

Mustafa: LDK po bën përpjeke për marrëveshje, VV t’i lexojë qartë rezultatet e zgjedhjeve

Mustafa: LDK po bën përpjeke për marrëveshje, VV t’i lexojë qartë rezultatet e zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se LDK po bën përpjekje për të arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një adresim para të pranishmëve, në shënimin e 30-vjetorit të themelimit të kësaj partie, ai ka thënë se qasja e tyre është që të ndajnë përgjegjësitë në harmoni me votat që kanë marrë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai tutje ka shtuar se VV-ja duhet t’i lexojë qartë rezultatet e zgjedhjeve, raporton KTV.

“LDK ka arrit rezultatin që e kemi dëshiruar natyrisht jo në vendin e parë. Ne vlerësojmë votën e qytetarëve dhe besimin e tyre që i është dhënë LDK prandaj mbetemi besnik. LDK po bën përpjekje që të arrijmë marrëveshje me VV. Në përpjekje tona për të arrit marrëveshje jemi të vetëdijshëm për dallimet ideologjike e për të kaluarën. Qasja jonë është që të ndajmë përgjegjësitë në harmoni me votën të i trajtojmë të gjitha postet që mund të sfidohemi më vonë. Më së paku kemi nevojë për presion publik e mediatik gjatë këtij procesi sidomos nuk kemi presion nga ata që kanë qenë kundër LDK e i kanë mbrojtur portet e partive të tjera, këto porta i kanë mbrojtur qoftë me para qoftë me çështje të tjera ideologjike. LDK-ja i ka lexuar qartë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe po shpresojmë që edhe LVV të i lexoj qartë këto rezultate”, ka thënë ai.