Fjalë Kyçe

Ja si përgjigjet trajneri i Ajaxit kur pyetet nëse do të bëhet trajner i Barcelonës

Ja si përgjigjet trajneri i Ajaxit kur  pyetet nëse do të bëhet trajner i Barcelonës

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag,ka pasur sukses të madh me Ajaxin,duke bërë ndeshje të mëdha në këtë sezon,ku e fitoi ligën holandeze dhe e dërgoi skuadren e tij deri në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.

Falë punes së tij të suksesshme,skuadra katalunase e dëshiron trajnerin holandez në stolin e klubit të Barcelones.

Mirëpo,ai sot ka mohuar zërat se do të shkonte tek Barcelona si trajner.

”Jo,kam një kontratë me Ajaxin, më pëlqen të stërviti këtë skuader dhe nuk po mendoj që të largohem,” u përgjigj Erik Ten Hag në pytjen e një gazetarit.

Me shumë gjasa pritet që Valverde të vazhdojë punën e tij si trajner i Barcelones. /GazetaAlo