Mesfushori kosovar, Gentrit Limani ka ndarë rrugët me klubin e Bochum.
Futbollisti 19-vjeçar ka qenë së fundmi pjesë e grupmoshës U-19 të Bochum, por tani ka vendosur ta nis një aventurë të re.
Aventura e Limanit do të vazhdojë në Gjermani, por tani te klubi i madh gjerman, Hamburg.
Lajmi është bërë publik nga të dyja klubet e përfshira në këtë transferim.
Limani e ka nisur karrierën te Kicker Jugend, nga ku është transferuar te Offendb U-17.
Nga viti 2017, mesfushori kosovar është pjesë e Bochum U-19, ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.
Në nivel ndërkombëtar, Gentriti përfaqëson Kosovën, ku me grupmoshat U-19 ka bërë pesë paraqitje si dhe ka shënuar një gol.