Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ishte i ftuar sot nga Klubi i Grave Ndërkombëtare në Prishtinë (IWCP), me të cilat bashkëbisedoi për Lëvizjen Olimpike në Kosovë.
Presidenti Hasani, duke i falënderuar për ftesën, i njoftoi gratë e kësaj organizate me procesin e ekzistimit të sportit në Kosovë në kohën e izolimit dhe atë të pas luftës, si dhe procesin e anëtarësimit të KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Gjatë bashkëbisedimit presidenti Hasani i njoftoi edhe me aktivitetet e KOK-ut për edukimin Olimpik, ku të pranishmet panë pamje të Festivalit Sportiv Prishitina 2019, si dhe Festivali Olimpik Dimëror PyeongChang 2018, i mbajtur në shkurt të vitit të kaluar.
Në emër të kësaj organizate, presidentja Anna Gorska, falënderoi presidentin Hasani për kohën dhe njoftimin me Lëvizjen Olimpike në Kosovë, derisa të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi i kësaj organizate me KOK-un të thellohet edhe më shumë./GazetaAlo