Policia e Kosovës me rastin e ndërrimit të moteve, ka treguar statistika për ngjarje të ndryshme të cilat kanë ndodhur përgjatë një viti në territorin e Kosovës.
Ndër to edhe 29 rastet e raportuara si bashkëjetesë jashtëmartesore me persona të mitur, gjatë vitit që lamë pas në Kosovë.
Policia e Kosovës ka treguar për Gazetën Metro, statistika sa i përket bashkësisë jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjeç, ku thuhet se në vitin 2019 kanë ndodhur 29 raste.
Në krahasim me vitin 2018 ku ishin regjistruar 15 raste të tilla, në 2019’tën bashkësia jashtëmartesore me personat e mitur është dyfishuar.
Ndërkaq, rritje të numrit ka pasur edhe në nxitjen e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, ku për vitin 2019janë shënuar dy raste për dallim nga viti paraprak që kishte vetëm një rast.
Gjatë vitit 2018 janë raportuar edhe tre raste të martesës së detyruar, ndërsa për vitin që shkoi nuk është raportuar asnjë.