Derbi i javës së 21-të në Premier Ligë ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Unitedit i ka takuar ekipit vendas.
“Topçinjtë” shënuan fitore prej 2 me 0, transmeton Koha.net.
Ishte Nicolas Pepe ai që i dha epërsinë Arsenalit duke shënuar në minutën e tetë pas një aksioni shumë të bukur.
Kurse epërsinë e dyfishoi mbrojtësi grek Sokratis pas një tollovie në zonën e rreptësisë në minutën e 42.
Granit Xhaka ishte titullar në këtë takim, derisa pati një paraqitje mjaft të mirë.
Pas kësaj fitore Arsenali arrin në kuotën e 27 pikëve dhe mban vendin e dhjetë, kurse Unitedi në vendin e pestë ka 31 pikë.