Festimet e Vitit të Ri të Mario Balotelli nuk shkuan sipas planit, pasi makina e tij u përplas gjatë një frenimi dhe ai duhej të ecte deri në shtëpi në orën 6 të mëngjesit.
Sulmuesi i Brescia është jo rrallëherë i përfshirë nga telashe dhe ai e priti 2020-ten me një tjetër incident.
Gazeta të shumta shkruajnë se SuperMario e kishte lejuar mikun e tij të voziste kur ata u kthyen në shtëpi në Brescia nga një festë e Vitit të Ri në orën gjashtë të mëngjesit, transmeton lajmi.net.
Ata duhet të kenë qenë përgjumur, pasi Fiat 500 Abarth përfundoi jashtë rrugës, duke shkatërruar boshtin e makinës.
Makina ngeci në trotuar, duke bllokuar hyrjen në një shtëpi aty pranë, kështu që Balotelli u kthye përsëri në shtëpinë e tij nga atje.
Një kamion tërheqës erdhi për të marrë makinën disa orë më vonë.