Në 31 dhjetor Osman Shaptafaj i cili jeton në Melbourn të Australisë ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij Linditën dhe burrin e saj Vetonin Musain.
55-vjeçari shqiptar, Osman Shaptafaj e ka vrarë vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk po mund ta pranonte largimin e saj. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar para shtëpisë së tyre në Yarraville, Melbourne, në orën 10.30 të së martës. Ndërsa pas krimit makabër Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste veten.
Ndërsa mediat australiane kanë filluar të hedhin dritë edhe mbi arsyet e krimit të rëndë që tronditi vendin.
“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, është shprehur i afërmi.
Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.
Ai pretendon se vajza e vrasësit ishte larguar me guxim për të filluar një jetë të qetë me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne, shkruan abc news.
Si ndodhi ngjarja:
Babai i vajzës ka shkuar në banesën e çiftit, të cilët një natë më parë kishin festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës dhe qëlloi të bijën bashkë me të shoqin.
Vajza humbi jetën në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë një ditë më pas në spital, pasi u qëllua nga vjehrri.
Ndërkaq, mediat vendase raportojnë se në momentin e ngjarjes në banesën e çiftit ka pasur edhe mysafirë. Autori i krimit ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi tentoi të vetëvritej.