Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen e heroit Ymer Alushani për vdekjen e nënës së heroit dhe më pas edhe të vëllait të heroit.
Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Veseli ka shkruar se është pikëlluar nda vdekja e dyfishtë në familjen Alushani.
“I tronditur me humbjen e madhe në Familjen e heroit Ymer Alushani. Vdekja e nënës së heroit, Miradije Alushani dhe djalit të saj, Luanit, më pikëlloi pa masë. Ngushëllime familjes Alushani, për këtë humbje të dyfishtë.”, ka shkruar Veseli.
Kujtojmë se varrimi bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.