Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu, është përfshirë në listën e UEA-s me 50 lojtarët e rinj që futbolldashësit duhet t’i përcjellin në vitin 2020.
Në listën e talenteve në Evropë, Baftiu është përfshirë në listë për shkak të formës së jashtëzakonshme që pati me Ballkanin në pjesën e parë të sezonit.
“Një mesfushor ofensiv i talentuar, Baftiu ka hyrë në pushimin dimëror si topgolashënuesi i ligës së Kosovës me dhjetë gola në 17 ndeshje; pritet të marrë ftesën e parë për ekipin A të Kosovës”, thuhet në përshkrimin për 21-vjeçarin e Ballkanit.