“I shkatërruar për t’i dhënë fund vitit 2019 në këtë mënyrë!’. Këto janë fjalët e talentit Calum Chambers.
Chambers ishte i pafat në ndeshjen kundër Chelsea, pasi që u lëndua. Nuk kishte shumë kohë që nga rikthimi i tij nga lëndimi mirëpo Chambers u lëndua përsëri por kësaj radhe ai do të mungojë më gjatë.
Pas testeve mjekësore u konfirmua se futbollisti i Arsenal do të mungojë të paktën 9 muaj. Dhe pas këtij lajmi ka shkruar edhe vet futbollisti duke thënë se ndihet i shkatërruar.
“I shkatërruar për t’i dhënë fund vitit 2019 në këtë mënyrë! Nëse ka një mesazh që unë do të doja të kaloja është se unë jam i shkatërruar të kthehem më i fortë nga sa kam qenë më parë!
Do të doja të bëjë një falënderim masiv për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen që më janë dhënë gjatë dy ditëve të fundit!” tha futbollisti.