Cristiano Ronaldo ka dështuar të futet në listën e ngushtë prej dhjetë lojtarëve me paraqitjet më të mira në Evropë të zgjedhur nga Cies Footbal Observatory.
34-vjeçari e filloi mjaftë mirë aventurën te Juventusi, duke fituar Serie A-n dhe Superkupën e Italisë, mirëpo ka filluar të bije në formë në vitin që lamë pas.
Edhe pse Ronaldo fitoi Ligën e Kombeve me Portigalinë në verën e viti të kaluar, ai është renditur si lojtari i 31-të më i mirë në Evropë.
Portugezi mblodhi vetëm 332 pikë, e që u la pas Lionel Messit që fitoi 441 sosh në indeksin e lojtarëve me paraqitjet më të mira në futbollin evropian.
Hakim Ziyech i Ajaxit befasisht ka arritur të futet në vendin e dytë, duke e lënë Kylian Mbappen në vendin e tretë.
10 – Andy Robertson (Liverpool): 353 pikë nga indeksi i paraqitjeve në futbollin Evropian sipas CIES
9 – Kevin De Bruyne (Manchester City): 354 pikë
8 – Ciro Immobile (Lazio): 355 pikë
7 – Timo Werner (RB Leipzig): 357 pikë
6 – Neymar (Paris Saint-Germain): 358 pikë
5 – Angel Di Maria (Paris Saint-Germain): 360 pikë
4 – Riyad Mahrez (Manchester City): 362 pikë
3 – Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain): 366 pikë
2 – Hakim Ziyech (Ajax): 377 pikë
1 – Lionel Messi (Barcelona): 401 pikë nga indeksi i paraqitjeve në futbollin Evropian sipas CIES.