Kombëtarja e Kosovës më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër Suedisë në Doha të Katarit.
Kjo miqësore është jashtë kalendarit të FIFA-s, dhe trajneri Bernard Challandes ka vendosur të ftojë një numër të madh të lojtarëve nga Superliga e Kosovës.
Dilema më e madhe e tifozëve në Kosovë ka qenë se ku do të mund ta ndjekin këtë miqësore.
Është RTK që ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes.
“RTK ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes miqësore Suedi-Kosovë që zhvillohet të dielën me datën 12.01.2020 në Doha të Katarit nga ora 15:45”, thuhet në njoftimin e bërë në sajtin e RTK.