Milot Rashica e ka nisur për mrekulli vitin 2020.
Ylli kosovar i Werder Bremenit sapo ka shënuar gol në fanellën e skuadrës gjermane.
Rashica, shënoi në miqësoren që po zhvillohet ndaj skuadrës së Florent Musliajt, Hanover.
“Viti i ri, i njëjti Rashica”, shkruan faqja zyrtare e klubit gjerman.
Werder Bremen aktualisht është duke fituar 3:1 ndaj Hanoverit.