Fjalë Kyçe

Tensionohet situata në Mal të Zi, raportohet për një shpërthim pranë zyrave të Gjukanoviqit në Podgoricë

Tensionohet situata në Mal të Zi, raportohet për një shpërthim pranë zyrave të Gjukanoviqit në Podgoricë

Situata politike dhe ajo e sigurisë në Mal të Zi vazhdon të jetë e brishtë si pasojë e protestave të vazhdueshme të qytetarëve nga pakica serbe në këtë shtet.

Sot ka pasur një shpërthim në vilën “Gorica” në Podgoricë. Vila që shfrytëzohet nga presidenti i

Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe qeveria e Malit të Zi për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve, njofton “Veçernje Vesti”.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa ende po hetohet shkaku i shpërthimit.

Nuk raportohet për të lënduar.