Në kolegjin privat UBT sot u morën me pasojat që do të dilnin nga një tërmet i mundshëm. Studiuesit e fushës së ndërtimtarisë thanë se ndërtimet e deritanishme, nuk janë cilësore.
Po pati tërmet në Kosovë, siç ndodhi në Durrës vitin e kaluar, dëmet do të ishin të mëdha.
Kjo pasi që shumica e ndërtimeve janë pa kualitet, meqë nuk janë përfillur ligjet adekuate, njofton Klan Kosova.
Këtë e pranoi edhe zëvendësministri në detyrë i infrastrukturës, Rexhep Kadriu. Ai tha se si pushteti lokal edhe ai qendror kanë të meta në mbikëqyrje të të ndërtimeve.