Fjalë Kyçe

“Shell” hap lokacionin e ri në Prizren me mbushësin e shpejtë elektrik

“Shell” hap lokacionin e ri në Prizren me mbushësin e shpejtë elektrik

Sot në Prizren u hap lokacioni i ri i ‘Shell’ së bashku me mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar në prani të

drejtorëve dhe menaxherëve globalë të ‘Shell’ së bashku me z. Martin Lustenberger dhe në praninë e Kryetarit të

Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesve të

bizneseve nga e gjithë Kosova dhe qytetarëve të Kosovës.

Në këtë ceremoni gjatë fjalës së tij z. Martin Lustenberger, Drejtori Global i ‘Shell’, përmendi që kompania

globale ‘Shell’ sot është e pranishme në Kosovë me brendin dhe produktet ‘Shell’ siç janë lubrifikantët, ushqim të

shpejt, hot dog, auto kozmetike, etj.

  1. Martin i bëri thirrje të gjithë klientëve, banorëve se sot në Kosovë janë produktet dhe brendi ‘Shell’ dhe ju ofron produktet më cilësore.

Produktet ‘Shell’ mund t’i gjeni vetëm në lokacionet e shënjuara me ‘Shell’. Nga sot në lokacionin e ri të ‘Shell’ në

Prizren e kemi mbushësin e shpejtë elektrik më të avancuar që shënon fillimin e epokës së re dhe synojmë që

në të ardhmen ta rrisim këtë numër me qëllim që ta mbrojmë mjedisin tonë në përgjithësi, e posaçërisht këtu në

Kosovë dhe ky do të jetë një shembull i mirë sepse Kosova është tregu i parë i licencuar në botë që e ka

implementuar mbushësin e ri elektrik të shpejtë.