Prishtina udhëton të dielën në Drenas për tu përballur me Feeonikelin në ndeshjen vendimtare për titullin kampion të IPKO Superligës, shkruan GazetaAlo.
Trajneri i Prishtinës Mirel Josa, ka folur para kësaj sfide të cilën e ka cilësuar si tejet të vëahtirë.
“Unë e di që ka një skuadër që ka marr rezultatet me gjak me vrapim dhe me angazhim. Di nivelin e Feronikelit ka një ekip të mirë ka edhe stolin mjaftë të mirë do të jetë në një ndeshje e vështirë”, ka deklaruar Mirel Josa.
Feronikeli – Prishtina luhet të dielën me.fillim nga ora 16:00. /GazetaAlo