Juventus është duke e përcjell me vëmendje të huazuarin e Interit te PSG, Mauro Icardi.
Kampionët e Italisë janë duke konsideruar një sulm veror për argjentinasin që po kalon një formë të jashtëzakonshme në Ligue 1.
Icardi është në pronësi të Interit, por është dërguar në huazim te PSG, dhe ka shënuar 17 gola në 23 paraqitje.
26 vjeçari pritet të jetë i shumëkërkuar gjatë afatit kalimtar veror, me PSG të prirur për ta mbajtur në skuadër, por Tuttosport raporton se Juventus gjithashtu janë të interesuar.
Gazeta shkruan se Juventus dhe PSG kanë marrëdhënie të shkëlqyera, diçka që mund t’ia bëjë më të lehtë ‘Zonjës së Vjetër’ transferimin e Icardit nga rivalët e Interit.