Mediat evropiane ditëve të fundit kanë raportuar se ylli i Atleticos mund të jetë zëvendësuesi i brazilianit te skuadra e Barcelonës, shkruan Gazeta Alo.
Mirëpo krejt këtë raportim e ka hedhur poshtë agjenti i Coutinho i cili i kundërshton pretendimet që Griezmann do të zëvendësojë brazilianin tek Barcelona.
“Është e pavërtetë se Griezmann do ta zëvendësojë Philippe Coutinhon tek Barcelona”, ka thënë Andrea Bertolucci (agjenti i Coutinhos) për AS. /Gazeta Alo