Qëndresa Krelani në një postim në Facebook, ka goditur presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, duke thënë se ai nuk mund të quhet president.
Ngjarjet e fundit në vend, kanë bërë që edhe komentatorja e sportit, Qendresa Krelani të përfshihet në debat.
E njohur si ‘Qeqa’, ka zgjedhur rrjetet sociale që të bëjë një postim, që me shumë gjasë i është bërë ‘diss’, presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi.
“Kur e ndërton një banese, një pallat apo çkado çoft, punëson arkitektët apo klasë punëtorë për finalizim. Jo pse t’ka ra qejf mi pasuru arkitetin apo punëtorin, por pse ti nuk din me projektu dhe ndërtu siç dijnë ata. Njëjtë edhe në klub. Nëse mendon që duhet mu bo siç thu ti, veshi kopaqkat ose dorezat e portierit edhe dil fitoje lojën. Veshe uniformen e delegatit ose te trajnerit, edhe qitna në Europë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Tutje ajo ka thënë se disa president të klubeve në Kosovë, nuk dallojnë hiq më shumë se presidentët sheik të Europës.
“Disa, ama veq disa presidentë të klubeve në Kosovë hiq nuk dallojnë prej atyre presidentëve sheik të Europës. Gjepin plot. Trurin për futboll bosh”, ka shkruar Qeqa.
E lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti i Ballkanit, në një postim në Facebook, duke komentuar se ai nuk po e njeh gazetaren në fjalë dhe nuk i përmbush standardet e tij.
“Haha kush është kjo se spe njoh. Ndoshta pi kruhet por duhet mi plotësu standardet”, ka shkruar Kabashi në një koment.
Duket se presidentit të Ballkanit i ka penguar vlerësimi i ‘Qeqës’ dhe ka reaguar kaq keq ndaj saj.
Më poshtë keni edhe postimin e plotë të ‘Qeqës’.
https://www.facebook.com/qeqa.krelani/posts/10158299558266318