Fjalë Kyçe

Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë fillon votimin në referendumin për koalicionin me LDK-në

Qendra e Vetëvendosjes në Prishtinë fillon votimin në referendumin për koalicionin me LDK-në

Qendra Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka filluar në orën 14:00 votimin në referendumin për koalicionin e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për bashkëqeverisje.

Në këtë refendum aktivistët e LVV-së do të japin pëlqimin e tyre me anë të votës për këtë koalicion.

Pyetja që iu është drejtuar është : A pajtoheni për lidhjen e koalicionit qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendoje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës? Për? apo Kundër?

Votat e tyre në Qendren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do t’i japin rreth 7 mijë anëtarë nga Prishtina dhe fshatrat përreth.

Votimi zhvillohet një anëtar, një votë.