Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në këto momente është duke zhvilluar takim me shtatë nënkryetarët e këtij subjekti.
Klan Kosova mëson se Avdullah Hoti do të jetë Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti nga radhët e LDK-së.
Avdullah Hoti është emri që po merr mbështetjen e LDK-së për këtë pozitë.
Lidhur me këtë zhvillim pritet që pas pak të merret edhe miratimi zyrtar nga ana e subjektit të LDK-së lidhur me këtë post.