Fjalë Kyçe

Topxhinjtë shënojnë një rekord negativ këtë të diel

Topxhinjtë shënojnë një rekord negativ këtë të diel

Arsenali përsëri ka barazuar kundër Burnleyt në Turf Moor të dielën-një rezultat që i bën ata ta thyejnë në rekord negativ në këtë sezon.

Topxhinjtë ju është dashur një fitore sot që të hynë në garë për në Ligën e Kampionëve pasi që edhe Chelsea edhe Manchester United lëshuan pikë të shtunën.

Megjithatë, ata gjetë një skuadër të fuqishme të Burnleyt të cilët kishin humbur kundër Norëichit vikendin e kaluar kurse sonte arritën që pak edhe në fat ta marrin një pikë.

Pierre-Emerick Aubameyang e shpërdoroi mundësinë më të mirë për shënim në pjeën e parë, duke gjuajtur topin jashtë edhe pse e kishte dukshmërinë e pastër për gol pas pasimit të David Luiz.

Ishte skuadra vendase që pati mundësi më të mira shënimi në pjesën e parë, me Jay Rodriguez që goditit shtyllën nga dy metra me kokë, transmeton GazetaExpress.

Ndeshja përfundoi pa gola, kurse Arsenali ka vetëm gjashtë fitore në 25 ndeshje në Premier Ligën këtë sezon – duke barazuar në 13 ndeshje të tjera dhe humbur në gjashtë.

Kjo është forma më e dobët e këtij ekipi në 25 ndeshje prej sezonit 1912.13, ku ata kanë arritur vetëm një fitore nga shtatë ndeshje në Premier Ligë që prej se Unai Emeryn e ka zëvendësuar Mikel Arteta si trajner.

Topxhinjtë kanë në total 13 barazime që kanë më se shumti në 25 ndeshje nga 38 gjithsej, kurse ata janë e para skuadër që kanë më se shumti barazime, duke thyer rekordin e Manchester United te sezonit 1980/81 që kishte 12 barazime nga 25 ndeshje.

Lojtarët e Artetas tani janë 10 pikë pas vendit të katër Chelsea, kurse ndeshja e radhës e tyre është më 16 shkurt kundër Neëcastle.

Lojtarët tani mund të pushojnë për dy javë në Premier Ligë në pushimin e dimrit, por ata pritet të udhëtojnë në një kamp stërvitor në Dubao në fund të javës

Pasi përballjes me Magpies, ata do të përballen në fazën e eliminimit në Europa League. Arsenali do të përballet me Olympiacosin në rrethin e 1/16 të finales, me ndeshjen e parë që do të luhet në stadiumin Georgios Karaiskakis më 20 shkurt.

Gunners do të takohen me Evertonin tri ditë më vonë në Emirates e ku mandej do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër grekëve në Europa Ligë në Londër.