Grupi i delegatëve të pakënaqur e ka paditur Federatën e Futbollit të Kosovës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në padinë e siguruar nga Sporti në KTV, kërkohet anulimi i Kuvendit zgjedhor të mbajtur me 27 janar, ku u zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Në grupi e paditësve janë: trajneri i Llapit, Tahir Batatina, kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, Ismet Begolli ish-anëtar i Bordit të Prishtinës dhe Ramiz Shala nga klubi i Drenicës.
Përveç padisë në Themelore, grupi i të pakënaqurve i është drejtuar edhe Ministrisë së Administratës Publike, Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, ku theksohet se ka pasur shkelje esenciale në Kuvendin zgjedhor.
Padita dhe tri shkresat e tjera janë dorëzuar të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrisë e Sportit dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.
Ky grup ishte i pranishëm në Kuvend dhe pati ankesa të mëdha, duke kërkuar ndryshim të statutit, ndërkaq në momentin e votimit e lëshoi sallën.
E gjitha kishte ndodhur në sy të përfaqësuesve të UEFA-s dhe FIFA-s.