Fjalë Kyçe

Kurti arrin në Kuvend, mbledh grupin parlamentar

Kurti arrin në Kuvend, mbledh grupin parlamentar

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës kanë filluar të mblidhen sot për të votuar qeverinë e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës, koalicion ky që u arrit pas katër muaj negociatash.

Deri në nisjen e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet Qeveria e re, kanë mbetur edhe një orë.

Para pak minutave në Kuvend ka arritur mandatari për Kryeministër, Albin Kurti i cili këto momente ka mbledhur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri tash janë parë një numër i vogël i deputetëve që kanë hyrë në objektin e Kuvendit.