Lajmin për zyrtarizimn e Moreno Longos e ka bërë të ditur vetë faqja e Torinos në Facebook, përcjell lajmi.net
Longo më herët ishte trajner i skuadres tjetër italiane, Frosinone, të cilës i ndihmoi që të ngjitet në Serie A në sezonin 2017/18.
Torino momentalisht gjendet në pozitën e 12-të në tabelën e Serie A pas 24 xhirove të luajtura, duke i humbur katër lojët e fundit rresht.
Me ardhjen e 42 vjecarit gjërat pritet të ndryshojnë dhe klubi pritet t’u rikthehet fitoreve.
Pak para zyrtarizimit të Longos, klubi njoftoi për shkarkimin e Walter Mazzarit, i cili drejtonte klubin deri në këtë periudhë.