Fjalë Kyçe

Haxhiu: Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe për ta hequr taksën

Haxhiu: Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe për ta hequr taksën

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se kryeministri i ri Albin Kurti, ka pasur marrëveshje me Listën Serbe për ta hequr taksën.

Haxhiu, ka  paralajmëruar se do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e vendimit.

“Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë çështje”, ka thënë ajo në Blic.

Kjo është deklarata e saj:

Kjo tashmë po shihet qartë, Albin Kurti ka pasur marrëveshje me Listën Serbe, për ta hequr taksën. Ky vendim i tij është në përputhje me kërkesën e Serbisë.Kjo do t’i shkaktojë dëme të mëdha shtetit të Kosovës.Ne si Aleancë fillimisht do të nisim mbledhjen e nënshkrimeve të domosdoshme për ta mbajtur seancën e jashtëzakonshme për këtë çështje. Pas kësaj do t’i shohim mjetet tjera që do t’i përdorim për ta ndaluar vendimin për heqjen e taksës.