Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje supër të mirë për Baselin, në derbin e kësaj jave në Super Ligën e Zvicrës kundër FC Zurichut
Lojtari i Kombëtares se Kosovës u inkuadrua në lojë nga minuta e 31-të te ndeshjes pasi që e zëvendësoi Kevin Bua që u lëndua në këtë takim.
Kurse kosovari pati gisht në dy golat e fundit të shënuar kundër FC Zurichut.
Fillimisht ai e nisi aksionin e parë në golin e tretë të Fabian Frei në minutën e 80-të kurse katër minuta me vonë, Edon Zhegrova bëri një pasim “alla Messi”, me plot magji brenda për të njëjtin lojtar për të shënuar golin e katër.
Kujtojmë se në këtë ndeshje gjurmë la edhe lojtari i ri kosovar i Baselit, Orges Bunjaku që asistoi për Valentin Stocker në minutën e 45-të.
Bunjaku luan në pozitën e mesfushorit ofensivë te Baseli dhe sonte kishte një paraqitje tepër të mirë.
Me këtë fitore Basel mbetet në vendin e tretë me 39 pikë kurse FC Zurich në vendin e pestë me 31 pikë.