Real Madridi ka arritur fitore të vështirë, por tejet të rëndësishme në udhëtim tek Huesca.
“Mbretërit” mundën Huesca-n, me rezultat 1-0, të dielën në kuadër të javës së 15-të të La Ligës.
Të përzgjedhurit e Santiago Solarit, hasën në sfidë të vështirë kundër Huesca-s, megjithatë, ia dolën që nga ky udhëtim të kthehen me gjah të plotë.
Ishte uellsiani Gareth Bale në minutën e tetë shënoi golin e epërsisë për Realin, gol ky që në fund doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.
Pas kësaj fitore, Real Madridi ka 26 pikë dhe renditet e katërta, pesë më pak se Barcelona që kryeson tabelën.