Fjalë Kyçe

Lumi Llap në gjendje të mjerueshme, mbeturinat e ngurta hidhen në ujë

Lumi Llap në gjendje të mjerueshme, mbeturinat e ngurta hidhen në ujë

Përpos që i jep një pamje jashtëzakonisht të keqe, lumi Llap po ndotet mjaftë shumë. E gjithë kjo si pasojë e hedhjes së mbeturinave aty ku s’do të duhej të ishin.

Ndotja e ambientit është mjaftë shqetësuese në çdo komunë të Kosovës.

Padyshim se nga pakujdesia e secilit prej nesh, ndotja bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

Por banorët e Podujevës po e ndotin jashtëzakonisht shumë lumin Llap, transmeton Indeksonline.

Në një video të dërguar në redaksi shihet qartë gjendja në të cilën është pjesa e shtrirë e lumit Llap përgjatë fshatit Lupç i Poshtëm.