Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka arsye që të ndihet krenar me ekipin e tij nga të dyja konkurrencat.
Para dy ditëve, Disitria Krasniqi, arriti që t’i sigurojë Kosovës medaljen e artë në ‘Grand Slamin’ e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.
Xhudistja nga Kosova në finale mposhti xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, me anjë të një ‘Wassari’, duke e rrëzuar kundërshtaren.
Trajneri i suksesshëm nga Peja, Driton Kuka, ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihen të gjithë të pranishmit duke duartrokitur, pas fitores së Distria Krasniqit
“Ska jep gol Ronaldo as Mesi … Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur!” – ka shkruar Kuka.