FFK ka lëshuar një komunikatë, ku thuhet se ka dërguar në UEFA dhe FIFA ndryshimet statutare, të propozuara nga klubet e Superligës.
Është një lajm befasues, përulje e institucionit, shfaq paaftësi ne menaxhim, krijon hutinë e radhës në opinionin publik, për qëllime te shfaqjes së frikës dhe hutimit te opinionit futbolldashës.
Nëse shfletojmë në statutet e federatave te tjera nuk do te vëreni se ka të shkruar diku në ndonjë nen te Statuteve te tyre, se ato i drejtohen UEFA-s dhe FIFA-s për mendime për ndryshimet ne statutet e tyre.
Përpos vetëm te statutet e Kosovës dhe Malit të Zi, ku nëse lexohet me vëmendje do te shihni se këto janë identike apo ndoshta te kopjuara pikë e presje nga njëra-tjetra.
Tani nuk dihet se cilët zyrtarë apo Departamente, të UEFA-s dhe FIFA merren me këto ndryshime statutare.
Edhe pse ka thënë se i është drejtuar atij “departamenti”, FFK nuk e ka prezantuar kërkesën dhe materialin e dërguar ne këto dy institucione.
Indeksonline ka kontaktuar njerëz të afërt me UEFA-në, por ata kanë thënë se nuk ka ndonjë departament ose zyre që merret me ndryshimet statutare të federatave anëtare, por vetëm nëse është hapur dy ditët e fundit.
Redaksia jonë ka kërkuar sqarim zyrtar edhe nga FIFA dhe UEFA nëse ekzistojnë zyra të tilla dhe posa të marrim një përgjigje do të njoftojmë opinionin publik.