Skuadra e Kukësit është duke ndërtuar stadiumin dhe aktualisht ka probleme për zhvillimin e ndeshjeve si vendas.
Deri më tani, kuksianët kanë luajtur në Tiranë por ka pasur vështirësi për tifozët, që të udhëtojnë në kryeqytetin shqiptar, shkruan Indeksonline.
Por ndeshjet e radhës, skuadra nga verilindja e Shqipërisë mund t’i luaj në Prizren.
Një propozim ka marrë pëlqimin e tifozëve, pasi Prizreni është qyteti më i afërt me Kukësin.
Kujtojmë që derisa ishte duke u ndërtuar stadiumi “Fadil Vokrri”, Kosova ndeshjet si vendas i ka luajtur në Shkodër.