Fjalë Kyçe

Ja nga cili edicion Kosova do të ketë tri skuadra në garat e UEFA-s

Ja nga cili edicion Kosova do të ketë tri skuadra në garat e UEFA-s

Kosova sot ka marrë lajmin e mirë nga UEFA pasi që është rritur edhe për një vend, prania e skuadrave kosovare në garat evropiane.

Por, ky vendim do të vlejë vetëm për edicionin e ardhshëm. Kjo do të thotë që vendi i dytë nga edicioni aktual, Prishtina apo Feronikeli nuk do të mund të sigurojnë garat evropiane nga pozita e dytë.

Por, ndryshe do të jetë në edicionin e ardhshëm.

Kampioni i Superligës do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, vendi i dytë në Superligë në kualifikimet e Europa Leagues, ndërsa po të njëjtën garë do ta kërkojë edhe fituesi i kupës së Kosovës.

Ndërsa, nëse skuadra kampione e fiton edhe Kupën, atëherë në Ligën e Evropës do të shkojë finalisti.