Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur.
Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj ka konfirmuar se 18 vjeçarja e zhdukur është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56 vjeçar.
Viktima besohet të jetë person me të meta mendore, shkruan Indeksonline.
” Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes.”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës.