Barcelona arriti të arkëtonte tri pikë të reja në La Liga, duke mposhtur Getafen në ‘Camp Nou’, falë golave të Sergi Roberto e Antoine Griezmann.
Pas ndeshjes, Griezmann është shprehur i lumtur me fitoren. Ai tha se ishte e vështirë për skuadrën, si dhe zbuloi detaje rreth raporteve të tij me Leo Messin.
“Ne e dinim se ishte e vështirë të luanim kundër tyre. Ne provuam të qëndrojmë të qetë dhe dominuam posedimin. Ishte e vështirë dhe vuajtëm shumë” ka thënë Griezmann, transmeton lajmi.net.
“Jam këtu për shtatë muaj tani. Ne po mësojmë lëvizjet e njëri tjetrit (me Messi) dhe ne do të përmirësohemi akoma”, ka shtuar francezi.
Griezmann shënoi golin e tij pikërisht pas asistimit të Lionel Messi, kur zhbllokonte sfidën në minutën e 33’.