Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e re botërore.
Në publikimin e ri të FIFA’s, Kosova ka mbajtur vendin e 115-të.
Kosova ka 1170 pikë, dhe kufizohet me Azerbajxhanin që gjendet në vendin e 114-të dhe Koresë së Veriut që gjendet në vendin e 116-të.
Ndërkaq Kombëtarja e Shqipërisë ka mbetur në pozitën e 66-të me 1356 pikë.
E para vazhdon të mbetet Belgjika me 1765 pikë, 32 më tepër se Franca që zë vendin e dytë.