Kanë përfunduar takimet vendimtare të javës së fundit në Ligën e Parë. shkruan Gazeta Alo.
Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë.
Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit, ndërkohë Besa është ndalur në Hogosht nga Kika për tu detyruar kështu për ta luajtur ndeshjen e barazhit.
Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rank garash.
Gazetasheshi.com ua sjell informaciont e plota nga ndeshjet e javës së fundit në Ligën e Parë për edicionin 2018/19.