Fjalë Kyçe

Rregullorja e re: Zv/kryeministrat e Kurtit mund të emërojnë deri në 30 këshilltarë për vete

Rregullorja e re: Zv/kryeministrat e Kurtit mund të emërojnë deri në 30 këshilltarë për vete

Kryeministri Albin Kurti me të ardhur në krye të Qeverisë ka realizuar apo bërë ‘Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020′, kjo rregullore parasheh përgjegjësinë e zyrës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave të tij.

Sipas kësaj rregullore të Qeverisë Kurti, parashihet që zëvendëskryeministri i parë që në këtë rast i takon LDK’së, dhe në atë pozitë është Avdullah Hoti, kë të drejtë të punëson deri në 10 këshilltarë politikë.

Zëvendëskryeministri i dytë, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po ashtu ka të drejtën të emëron deri në 10 këshilltarë politikë, shkruan Gazeta Metro.

Hoti dhe Abazi tani mund të emërojnë së bashkë dhe të punësojnë deri në 30 këshilltarë politikë, 20 të brendshëm dhe 10 të jashtëm.

Kujtojmë se në qeverinë Haradinaj, zëvendëskryeministrat kanë pasur të drejtë të emërojnë vetëm deri në gjashtë këshilltarë politikë, kurse tani kjo ka ndryshuar dhe mund të emërohen deri në dhjetë këshilltarë politikë të brendshëm.