Super përballja e stinorit të IPKO Superligës së Kosoves luhet nesër në Drenas ndermjet Feronikelit dhe Prishtinës.
Para kësaj sfide tejet të rëndèësishme ka folur ylli i skuadrës së Feronikelit Mevlan Zeka.
Zeka në njè prononcim për Gazetèn Alo këtë sfidë e ka quajtur si një finale.
“Secila ndeshje e ka pas rëndësin e vet por tani jemi ardhur te fundi i kampionatit ku nesër na pret një ndeshje finale dhe duhet të dalim nga kjo ndeshje faqebardh”, ka deklaruar Mevlan Zeka për Gazetën Alo.
Feronikeli – Prishtina luhet nesër me fillim nga ora 16:00.