Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për vendimin e kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës ndaj Serbisë.
Haradinaj e quan Kurtin mashtrues, derisa thotë se ai u dorëzua para Serbisë, transmeton Koha.net.
Qeveria heq taksën për lëndën e parë ndaj Serbisë e BeH-së
“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj.