Fjalë Kyçe

Kush e shkaktoi tymin gjigant të zi në Gjilan: Policia jep detaje

Kush e shkaktoi tymin gjigant të zi në Gjilan: Policia jep detaje

Një tym gjigant është parë të ketë ndodhur sot në rrugën “Enver Miftari”, në Gjilan.

Ky tym i cili ka përshkuar një pjesë të madhe të kësaj pjese të Gjilanit, ka ndodhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të një depoje reciklimi të materialit të plastikës.

Rastin për GazetënMetro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tutje ka treguar se ky zjarr ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë person të lënduar.
Ndërkaq, që rrethanat ende nuk dihen, se si ka ardhur deri të shpërthimi i këtij zjarri.

“Po ka ndodhur rreth orës 14:00 në një depo të riciklimit të materialit të plastikës ka shpërthyer zjarri. Ende nuk e dimë arsyen për momentin. Ka dëme materiale mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka thënë Hashani për Gazetën Metro.

Për përhapjen e këtij tymi të madh të zi, kanë reaguar edhe qytetarët me anë të rrjeteve sociale, të cilët kanë publikuar edhe videon e momentit kur ka shpërthyer zjarri.