Efektet në shëndetin e qytetarëve nga mbeturinat e rrezikshme që institucionet i kanë lënë të shpërndara gjithandej Kosovës dhe të patrajtuara janë të shumta.
Por, ekspertë mjedisorë thonë se në mungesë të një studimi nuk mund të flitet konkretisht për sëmundjet që janë shkaktuar nga këto mbetje.
Sipas Zeqir Veselajt, ligjërues i lëndëve të mjedisit në Universitetin e Prishtinës, lista e sëmundjeve që mund të shkaktohen nga këto mbetje është e gjatë.
Qe 20 vjet qytetarët i janë nënshtruar rrezikut nga mbeturinat e rrezikshme dhe ato radioaktive. Në vit llogaritet që gjenerohen rreth 12 mijë tonë mbetje, raporton KTV
Përveç që nuk është bërë një studim për pasojat konkrete në shëndet, institucionet nuk kanë regjistër të përgjithshëm të sasisë dhe llojet e këtyre mbetjeve. Tek tani Agjencia për Mbrojtën e Mjedisit është duke bërë një regjistër të tillë.
Tafë Veseli nga Divizioni për mbeturina në këtë agjenci thotë se nevoja për të pasur deponi ku do të ruheshin këto mbeturina është imediate.
Mbeturina të rrezikshme ka edhe në kryeqytet. Përveç 184 unazave të americiumit me rreze radioaktive në Pallatin e Rinisë, të cilat janë neutralizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, mbetjet e tjera të rrezikshme janë të patrajtuara.
Për trajtimin e këtyre mbeturinave, sipas Shyqri Dumanit, ekspert i mjedisit, do të duhen së paku pesë deponi.
Dështimi për të gjetur një lokacion, bëri që Komisioni Evropian në qershor të vitit të kaluar t’i tërheqë paratë të cilat parashiheshin për ndërtimin e një deponie, ku do të grumbulloheshin këto mbetje.